Përveç Cityt, për Gundogan janë të interesuara edhe tri klube tjera
BKT
Sport

Përveç Cityt, për Gundogan janë të interesuara edhe tri klube tjera

B. H. | RTKlive

Manchester City do të luajë kundër Interit për titullin e Ligës së Kampionëve, të shtunën, në finalen e madhe të Stambollit.

Kjo finale mund të jetë ndeshja e fundit për kapitenin Ilkay Gundogan me fanellën e Cityt, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Ekziston një mundësi, por për momentin askush nuk mund të garantojë se ai do të qëndrojë në Etihad, ngase ka shumë klube të interesuara për shërbimet e tij.

Xhaxhai dhe agjenti i tij Ilhan Gundogan hodhi poshtë të gjitha spekulimet mediatike dhe tha se pas finales do të mendojë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Për momentin ka disa opsione, por më shpesh përmendet në kontekstin e kalimit te Barcelona. Kjo marrëveshje mund të dështojë nëse Barça rikthen Lionel Messin, bëjnë të ditura mediat spanjolle.

Për të është i interesuar edhe Arsenali, si dhe Milani, derisa raportohet se ka një ofertë edhe nga Arabia Saudite.