Benzema: Doja ta mbyllja te Reali, por ndonjëherë jeta të jep mundësi të re
BKT
Sport

Benzema: Doja ta mbyllja te Reali, por ndonjëherë jeta të jep mundësi të re

B. H. | RTKlive

Sulmuesi francez, Karim Benzema, i dha sot lamtumirën Real Madridit pas 14 sezonesh, në një ceremoni emocionuese, ku të pranishëm ishin shumë emra të njohur të klubit mbretëror.

Ai largohet nga Reali me një rekord prej 25 trofeve, aq sa kishte fituar edhe Marcelo, por edhe si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit.

"Real Madrid do të jetë gjithmonë në zemrën time., Unë dhe familja ime do t'i shikojmë gjithmonë ndeshjet e Realit”, tha francezi.

Numri 9 ka pasur treguar klasin e tij në të katër anët e fushës, duke garantuar gola dhe asistime kudo që ka shkelur në fushë dhe duke dhënë një atmosferë sigurie gjatë gjithë karrierës së tij.

“Ideja ime ishte të përfundoja karrierën në Real Madrid, por në jetë ndonjëherë paraqitet një mundësi tjetër ”, shtoi ai.

Sulmuesi francez shpjegoi lamtumirën e tij befasuese, e cila befasoi klubin dhe tifozët, pasi mori një vendim me familjen e tij .

"Ishte një rrugë e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë falë presidentit Perez. Kur të pashë thashë 'ky është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidanin' . Është e pabesueshme. Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Më e rëndësishmja për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar po thuajse si fëmijë”, nënvizoi Benzema duke iu drejtuar Florentino Perezit.

Përveç kësaj, ai kishte një mesazh falënderimi për Carlo Ancelottin dhe tifozët madrilen: “Faleminderit edhe për Ancelottin, i cili më dha besimin që nga fillimi. Kam mësuar shumë me ju. Është një ditë pak e trishtuar sepse po largohem nga klubi im. Kam nënshkruar për Madridin dhe doja të pensionohesha këtu, por nuk ndodhi kështu. Unë gjithmonë do të jem me Real Madridit. Faleminderit edhe tifozëve që më dhanë gjithmonë atë forcë. Faleminderit të gjithëve, me të vërtetë. Dhe siç thashë ditën e parë... 1, 2, 3--- ‘Hala Madrid!’" , theksoi Benzema.

Në fund, presidenti Florentino Perez i dhuroi Benzemës simbolin e artë dhe diamantin e Real Madridit, në një akt që përfundoi me një foto të përbashkët që tregonte 25 titujt që francezi ka fituar gjatë karrierës së tij në klubin e bardhë.