Pulisic s`e përjashton largimin nga Chelsea
Sport

Pulisic s`e përjashton largimin nga Chelsea

Uran Krasniqi/ RTKLive

Christian Pulisic ka thënë se është e mundur që ai të largohet nga Chelsea.

Pulisic u bë lojtari më i shtrenjtë amerikan kur nënshkroi me skuadrën e Premier Leagues për 68.54 milionë dollarë më 2019. Kohëve të fundit ai nuk ka qenë titullar dhe kjo e ka zhgënjyer.

"Për momentin unë jam një lojtar i Chelseas dhe kam në plan të kthehem, por shumë gjëra mund të ndodhin. Shumë gjëra mund të ndryshojnë. Kam kaluar disa vite të shkëlqyera dhe vitet e fundit thjesht nuk kanë shkuar fare siç i kam planifikuar", ka thënë njëzet e katër vjeçari, i cili është ribashkuar me Kombëtaren amerikane për ndeshjet në CONCACAF.


MË SHUME NGA Sport