Al-Ittihad realizon transferimin e Benzemas
Sport

Al-Ittihad realizon transferimin e Benzemas

Uran Krasniqi / RTKLive

Karim Benzema është futbollisti më i ri i Al-Ittihad, ka konfirmuar klubi i Arabisë Saudite.

Sulmuesi që së fundmi është larguar nga Real Madridi ka nënshkruar një kontratë trivjeçare me kampionët sauditë.

Pas arritjes nga Lyon më 2009, francezi u largua nga Santiago Bernabeu pas katërmbëdhjetë vitesh, ku gjatë kohës së tij me skuadrën e La Ligës fitoi katër tituj të kampionatit, pesë tituj në Champions League si dhe arriti ta fitojë edhe Topin e Artë më 2022.


MË SHUME NGA Sport