Shqipëria, histori në Botërorin e minifutbollit
Sport

Shqipëria, histori në Botërorin e minifutbollit

rtsh.al

Shqipëria e minifutbollit ka shkruar historinë, teksa në Esen të Gjermanisë, atje ku është duke u zhvilluar Kampionati Botëror, ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finaleve. Kuqezinjtë u kualifikuan si e treta më e mirë e grupit F, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan 0-0 me Kolumbinë.

Në pjesën e parë shpëtimtar për kuqezinjtë është bërë portieri Myrtaj. Shqipëria e nisi më mirë fraksionin e dytë me Reçin që provoi me një gjuajtje nga distanca por u ndal nga portieri i Kolumbisë. Minutat më pas folën për Kolumbinë, që u hodh në kërkim të golit, megjithatë portieri Myrtaj ishte i pakalueshëm.

Kombëtarja e minifutbollit u mundua të përfitonte maksimalisht nga hapësirat e skuadrës së Kolumbisë dhe në të 29-tën Kejdit Myrtaj provoi me një gjuajte nga porta në portë, por goditja e tij përfundoi jashtë. Kaca tentoi të realizonte, por u ndal nga portieri Ajala. Në fund. Shqipëria ruajti portën e paprekur dhe tani vëmendja shkon te sfida me eliminim direkt, aty ku Shqipëria do të përballet me Ukrainën, në 8 qershor në orën 20:35 duke shpresuar se do të bëjë mrekullinë.


MË SHUME NGA Sport