17:34 / 07.06.2023
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova - Rumania
Uran Krasniqi / RTKLive
Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosova - Rumania, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 16 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje", ka shkruar FFK në një komunikatë. "Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro".
Kosova pos me Rumaninë gjatë këtij muaji do të ndeshet edhe me Bjellorusinë. Ky takim do të zhvillohet në Hungari.