Shuhen shpresat e Ferizajit, Liria është në Superligë
Sport

Shuhen shpresat e Ferizajit, Liria është në Superligë

Uran Krasniqi / RTKLive

Liria do të jetë pjesë e Superligës nga edicioni i ardhshëm. Kjo pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Ferizajit.

Ferizaj kishte ka ushtruar ankesë duke kontestuar rregullsinë e ndeshjes me pretendimin se lojtari Liridon Fetahaj është paraqitur në ndeshje pa të drejtë, për shkak të skadimit të kontratës.

Komisioni i Garave i ka dhënë përgjigjje kësaj çështje. 

" Viti garues fillon më 01 korrik , ndërsa përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i ndarë në dy stinor – vjeshtor dhe pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe juridikisht kualifikohet si ndeshje e stinorit pranveror që është brenda edicionit të garave për vitin 2022-2023. Lojari Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e palës ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e KF Ferizaji, refuzohet si e pabazuar", ka vendosur Komisioni.

Dhe më pas ka ardhur edhe shpallja e Komisionit.  

"Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e  barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni". 

Liria do të kthehet në elitën e futbollit kosovar pas katër viteve, ndërsa nga edicioni i ardhshëm Ferizaji do të garojë në Ligën e parë. 


MË SHUME NGA Sport