West Ham mposht Fiorentinën dhe fiton Conference Leaguen
Uran Krasniqi / RTKLive
West Ham është kampioni i ri i Conference League. Kjo pasi ka fituar finalen ndaj Fiorentinës të mërkurën në Pragë.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-2.
Pjesëloja e parë është mbyllur me pak raste dhe me rrjeta të paprekura.
Më ndryshe ka qenë dyzet e pesë minutëshi i dytë, ku janë realizuar tri gola.
Të parët në epërsi kanë kaluar anglezët, kur Benrahma ka realiazuar prej penalltisë në minutën e gjashtëdhjetë e dytë.
Pas vetëm pesë minutash italianët kanë barazuar përmes Bonaventuras.
Kur është dukur që ndeshja do të shkonte drejt vazhdimeve, në skenë ka dalur Bowen, i cili ka shënuar për epërsinë e West Hamit dhe fitoren e ndeshjes e edhe të trofeut.
Mbyllet pa gola pjesëloja e parë e finales së Conference League në Pragë
Fiorentina e ka mbajtur topin më shumë po megjithatë nuk e ka shtyrë atë asnjëherë drejt rrjetës. Gjithashtu as kundërsulmet e West Hamit nuk kanë rezultuar me gol.
Kësisoji me rrjeta të paprekura është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes finale të Conference Leagues.
Skuadrat kanë në dispozicion edhe një dyzet e pesë minutësh për të sqaruar se kujt i përket kupa, të cilën vitin e kaluar e kishte fituar Roma.
Fiorentina - West Ham, formacionet
Fiorentina dhe West Ham ndeshen sonte në kuadër të finales së Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.