18:35 / 08.06.2023
Liverpool hapë merkaton me transferimin e Mac Allisterit
Uran Krasniqi / RTKLive
Alexis Mac Allister është transferimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të verës.
"Reds" kanë arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albion për për argjentinasin, ndërsa detajet nuk janë zbuluar.
Kalimi i Mac Allisterit në Anfield vjen pas tre sezonesh të suksesshëm në Brighton ku ai kishte ardhur në vitin 2019 nga Argentinos Juniors.
Argjentinasi ka treguar pse ka zgjedhur Liverpoolin.
"Liverpool është një klub i madh. Që kur erdha këtu, mund të shoh se sa i madh është ky klub: lojtarët që kemi, stafi, të gjithë. Jam shumë i kënaqur dhe mezi pres të luaj për këtë klub", ka thënë ai. "Qëkur fitova Botërorin thashë se dua të fitoj më shumë trofe dhe mendoj se ky klub do të më ndihmojë ta bëj këtë".























