21:21 / 08.06.2023
PSG tregon interes për Gundoganin
Uran Krasniqi / RTKLive
Paris Saint-Germain ka treguar interes për Ilkay Gundogan që aktualisht është pjesë e Manchester Cityt.
Është "L'Équipe" që ka raportuar se mesfushori gjerman është në radarin e PSG-së.
Sipas kësaj medie, çdo gjë do të jetë më e lehtë për transferimin sidomos nëse Julian Nagelsmann merr drejtimin e skuadrës së Parisit. Kjo pasi ish-trajneri i Bayern Munichut e njeh mirë lojtarin e Cityt.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit pritet të jetë lojtar nga data 30 qershor.
Më herët ishte raportuar se Gundogan e dëshiron një kalim te Barcelona.