23:01 / 08.06.2023
Haaland thotë se është te City për ta fituar Champions Leaguen
Uran Krasniqi / RTKLive
Pas titullit në Premier League Erling Haaland po ëndërron për suksesin në Champions League.
Norvegjezi është i vetëdijshëm se ai u soll në City për ta ndihmuar skuadrën që ta fitojë kompeticionin kryesor të klubeve në nivel kontinental.
City dhe Inter do të takohen të shtunën në Stamboll. City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA CUP, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë.
"Premier Leaguen ata e fituan dy herë radhazi para se të vija unë këtu”, ka thënë Haaland. “Kështu që ata e dinë se si të fitojnë Premier League. E vetmja gjë që u mungon tani është Liga e Kampionëve. Unë kam ardhur këtu për një arsye".