23:33 / 08.06.2023
Ambrabat konfirmon largimin nga Fiorentina
Uran Krasniqi / RTKLive
Sofyan Ambrabat ka bërë të ditur se do të largohet nga Fiorentina.
Marokeni për të clin po interesohen Barcelona dhe Manchester United ishte në fushë teksa skuadra e tij u mposhtë nga West Ham në finale të Conference League.
“Jam krenar që isha pjesë e kësaj skuadre, ne dhamë gjithçka që patëm tërë sezonin dhe bashkë arritëm në dy finale”, ka shkruar Ambrabat në Instagram. "Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë në klub të cilët kontribuuan për një sezon të madh, të gjithë trajnerët e mi, shokët e skuadrës dhe të gjithë në prapaskenë që punuan shumë për të na vënë në një pozitë për të garuar në nivele të larta. Puna e madhe nuk shkon pa u parë dhe me pëlqen kjo gjë”.