Muja: Nuk kërkova të jem titullar në dy ndeshjet e ardhshme
Sport

Muja: Nuk kërkova të jem titullar në dy ndeshjet e ardhshme

Uran Krasniqi / RTKLive

Arbnor Muja ka thënë se nuk ka kërkuar që të jetë titullar në kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, në dy ndeshjet e radhës në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse,  ka thënë të premten se futbollisti i Antwerp ka kërkuar garanci nëse do të jetë titullar.

Ky deklarim ka sjellur edhe reagimin e futbollistit. 

"Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësuesës së Kosovës, Alain Giresse.

Por sot, nuk do të heshti!

Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit.

Secili trener dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dijnë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!

Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!", ka shkruar Muja. "Suksese përfaqësuesës së Kosovës. Me respekt, Arbnor Muja".


MË SHUME NGA Sport