Postecoglou premton ta bëjë Tottenhamin një skuadër që emocionon
Sport

Postecoglou premton ta bëjë Tottenhamin një skuadër që emocionon

Uran Krasniqi / RTKLive

Ange Postecoglou ka thënë se nuk do të kursehet për të bërë që Tottenham Hotspur të jetë një skuadër që emocionon.

Ai ka folur pas marrjes së detyrës së trajnerit te klubi anglez pasi paraprakisht është përshëndetur me Celtic. Australiani te "Spurs" e pasoon italianin Antonio Conte. 

"Unë mund t'ju siguroj se, gjatë fazës parasezonale, ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur - unë, stafi dhe lojtarët - për t'u siguruar që kur të vijë liga, të gjithë do të jeni po aq të emocionuar sa unë", ka thënë Postecoglou. “Ne duam të luajmë futboll dhe të krijojmë një mjedis që mishëron vlerat dhe traditat e këtij klubi fantastik futbolli. Shpresojmë te një ekip për të cilin të gjithë mund të jeni krenarë dhe, më e rëndësishmja, një ekip që emociononon”. 

Postecoglou do të marrë drejtimin e Spurs më 1 korrik dhe ndeshja e tij e parë do të jetë një miqësore me kampionin e saposhpallur të Conference League, West Hamin. 


MË SHUME NGA Sport