Van Dave Harmon largohet nga Ballkani, vjen portieri Andrea Hoxha
Sport

Van Dave Harmon largohet nga Ballkani, vjen portieri Andrea Hoxha

Uran Krasniqi/ RTKLive

Një futbollist i është larguar Ballkanit të premtën dhe një tjetër i është bashkuar. Për këto zhvillime ka njoftuar vetë klubi kampion.

"Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar. Klubi të falenderon për kontributin e dhënë dhe të dëshiron shëndet e suksese në karrierë", ka njoftuar Ballkani.

"Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga - Gjermani".


MË SHUME NGA Sport