City mposht Interin dhe fiton për herë të parë Champions Leaguen
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City është kampioni i ri i Evropës në futboll. Klubi anglez e ka fituar garën e Champions League të shtunën.
Rezultati minimal 1-0 i ka mjaftuar Cityt ta kompletojë tripletën, pasi paraprakisht ka fituar në Premier League dhe në FA Cup.
Pjesa e parë në Stamboll nuk ka njohur veprime për ndryshimin e rezultatit, por e dyta ka qenë më ndryshe.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e tetë kur Rodri e ka shfrytëzuar një top të dhënë nga Bernardo Silva dhe e ka çuar atë në rrjetë.
Përpjekjet e skuadrës italiane për të reaguar kanë qenë të shpejta. Federico Dimarco dhe Romelu Lukaku nuk janë treguar konkret para portës.
Kësisoji skuadra e trajnerit Pep Guardiola e ka fituar për herë të parë titullin e Champions Leagues në histori të klubit. Ajo kishte qenë në finale edhe para dy edicionesh, por ishte mposhtur nga Chelsea.
Inter e ka fituar dy herë këtë titull.
Vitin e kaluar Champions Leaguen e kishte fituar Real Madrid.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Champions League
Manchester City e ka mbajtur topin më shumë po megjithatë nuk e ka shtyrë atë asnjëherë drejt rrjetës. Gjithashtu as Inter nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
Kësisoji me rrjeta të paprekura është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes finale të Champions League.
Skuadrat kanë në dispozicion edhe një dyzet e pesë minutësh për të sqaruar se kujt i përket kupa, të cilën vitin e kaluar e kishte fituar Real Madrid.
Derisa Inter e ka fituar dy herë këtë titull, Manchester City ende asnjëherë.
Inter - Manchester City, formacionet
Inter dhe Manchester City ndeshen sonte në finale të Champions League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Sonte Finalja e Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt
Finalja e Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt zhvillohet sonte në Stamboll.
Derisa trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se e shtuna është një rast për t'u shkruar historia. trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij zbret në fushë për ta bërë paraqitjen më të mirë.
City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA Cup, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë.























