Almir Kryeziu nënshkruan me Ballkanin
BKT
Sport

Almir Kryeziu nënshkruan me Ballkanin

Uran Krasniqi/RTKLive

Almir Kryeziu është futbollisti më i ri i Ballkanit. Për transferimin ka njoftuar klubi nga Suhareka.

"Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.

FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.

Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja", ka njoftuar Ballkani.