Drita transferon Rilind Hazirajn
BKT
Sport

Drita transferon Rilind Hazirajn

Uran Krasniqi/ RTKLive

Rilind Haziraj tash e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e Dritës së Gjilanit. Për arritjen e marrëveshjes ka bërë të ditur vetë klubi nënkampion.

"Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj

Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tri vjeçare ", ka njoftuar Drita.

"Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova".