20:38 / 10.06.2023
Ramadani arrin marrëveshje me Ballkanin
Uran Krasniqi/RTKLive
Ramush Ramadani më nuk është futbollist i Ferizajit. Ballkani i Suharekës ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.
"Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë.
Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare.
Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, në përgaditjet për kampanjën evropiane", ka njoftuar klubi suharekas.
Ferizaj, ku luante Ramadani, nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.























