Aouar lë Lyonin dhe i bashkohet Romës
BKT
Sport

Aouar lë Lyonin dhe i bashkohet Romës

Uran Krasniqi / RTKLive

Houssem Aouar është futbollisti më i ri i Romës. Për arritjen e marrëveshjes ka njoftuar vetë klubi romak.

Pas përfundimit të kontratës me Lyonin, algjeriani i është bashkuar skuadrës italiane si lojtar i lirë. 

Ai e ka vlerësuar klubin italian. 

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të rëndësishëm, lojtarë të fortë dhe tifozë unikë. Tani jam verdhekuq dhe jam gati”, ka thënë futbollisti për faqen zyrtare të klubit.