FC Prishtina 01 fiton titullin e kampionit në futsall
BKT
Sport

FC Prishtina 01 fiton titullin e kampionit në futsall

Uran Krasniqi / RTKLive

FC Prishtina 01 ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futsall.

Në ndeshjen e tretë të finales skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur Liqenin me rezultat 4-1. 

E njëjta skuadër e kishte fituar edhe Kupën e Kosovës ku e kishte mposhtur pikërisht të njëjtën skuadër. 

Sipas kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, futsali është duke u rritur në Kosovë. 

"Seria finale solli tri ndeshje spektakulare dhe me rekord shikueshmërie, gjë e cila dëshmon rritjen e futsallit në vendin tonë dhe dashurinë që tifozët kanë ndaj kësaj loje", ka thënë ai.