Koulibaly, zëvendësues i Skriniar të Interi?
BKT
Sport

Koulibaly, zëvendësues i Skriniar të Interi?

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi italian, Inter tashmë është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Skriniar.

Skriniar ka konfirmuar largimin nga skuadra ‘Nerazure’ për t’iu bashkuar PSG-së.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghit sipas “La Gazzetta dello Sport”, dëshiron mbrojtësin e Chelsea-s, Kalidou Koulibaly zëvendësues të Skriniar.

Krerët e Interit thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë Chelsea-n për të shikuar mundësinë e transferimit të ish-mbrojtësit të Napolit në ‘Guissepe Meaza’.

Paga që merr senegalezi tek Chelsea në vlerë prej rreth 10 milionë euro në sezone, mund të jetë pengese për transferimin e tij tek nënkamponët në fuqi të Evropës, megjithatë, siç raportohet, Interi do të tentojë që lojtarin ta sjellë në skuadër më një çmim më të vogël.