Liga e Kombeve, kompeticioni që mërzit futbollistët
RTSH
Kampionatet evropiane kanë përfunduar, por verdiktet e këtij sezoni ende nuk janë dhënë.
Ditën e mërkurë, Liga e Kombeve do të nisë Final Four me takimin e parë mes Holandës dhe Kroacisë. Një kompeticion që në të kaluarën kishte krijuar polemika të forta nga lojtarët e kombëtareve të ndryshme, të ngopur me rrezikun e dëmtimeve.
Edhe në këtë rast, në fakt nuk munguan polemikat sidomos nga lojtarët holandezë që do të luajnë në gjysmëfinale kundër Kroacisë. Lojtarët do të duhet të shtyjnë pushimet e tyre pas një sezoni tashmë rraskapitës dhe një kalendar gjithnjë e më të ngarkuar. Ishte mbi të gjitha Holanda që kritikoi publikisht UEFA-n dhe zgjedhjen për të lënë Ligën e Kombeve të luajë në këtë periudhë të vitit: De Jong dhe Van Dijk, dy lojtarët zbuluan skepticizmin ndaj këtij kompeticioni.
Mesfushori i Barcelonës dhe Holandës, Frenkie De Jong foli për gazetën holandeze De Telegraaf: “Kalendari është shumë i ngeshur, madje ka edhe një një ndeshje që do të luhet për vendin e tretë.” Ishte deklarata e futbollistit holandez.Ndërkohë, edhe Virgil Van Dijk ka qenë kritik.
"Është e çuditshme që ka katër ndeshje të Ligës së Kombeve pas një sezoni të gjatë - shpjegoi ai - Unë mendoj se, gjatë këtyre katër ndeshjeve, ka më shumë shanse për dëmtim pas një sezoni të gjatë". Përfundoi mbrojtësi i Liverpool.
Sezonin e kaluar, dy futbollistët e Belgjikës, Kevin De Bruyne dhe portieri Tibuat Courtois menjëherë pas ndeshjes kundër Italisë u shfaqën kritikë ndaj UEFA-s.























