12:21 / 14.06.2023
Bellingham edhe zyrtarisht lojtar i Real Madridit
F.Bytyqi/RTKLive
Tashmë është zyrtare. Talenti anglez Jude Bellingham është lojtar i ri i gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Klubi “Mbretërore”, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me yllin e Borussia Dortmundit.
Anglezi i bashkohet ‘Los Blancos’ për çmimin 100 milionë euro, derisa ai do të vesh fanellën e madrilenëve për gjashtë sezonet e ardhshme.
Real Madrid ka njoftuar se prezantimi i Bellingham te Reali do të bëhet nesër në orën 12:00.























