11:01 / 15.06.2023
“Djajtë e Kuq” tërhiqen nga gara për Kane-n, në sulm për yllin e Atalantës
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Manchester United, raportohet se është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Tottenhamit, Harry Kane.
Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’, prej kohësh është cak i ‘Djajve të Kuq’, por sipas medieve britanike, tashmë Man United kanë hequr dorë nga Kane.
Krerët e Klubit nga ‘Old Trafford’ tani janë hedhur në sulm për yllin e Atalantës, Rasmus Hojlund, i cili nga menaxheri i Man Unitedit, Erik ten Hag shihet lojtar ideal për skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, klubi anglez thuhet se është duke i shikuar edhe opsionet tjera për repartin e sulmit.























