11:13 / 15.06.2023
Nesër Kosovë-Rumani, Giresse flet sot në konferencën për medie
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
‘Dardanët’ ka disa ditë që janë duke u përgatitur për duelin me rumunët, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.
Kombëtarja jonë sot do të mbajë seancën e fundit një ditë parë duelit me Rumaninë.
Ndërkohë, përzgjedhësi Alain Giresse do t’iu drejtohet medieve në orën 16:30.























