Daliç pas fitores ndaj Holandës: Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat
BKT
Sport

Daliç pas fitores ndaj Holandës: Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Holandës.

Kroatët mbrëmë mundën ‘Tulipanët’ (2-4), në gjysmëfinalen e “Final Four” duke kaluar në finalen e madhe kësaj gare evropiane.

Strategu kroat pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikon popullit kroat. Sipas Daliçit, kjo ishte një nga fitoret më të mëdha për Kroacinë.

“Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik! Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë”, ka thënë Daliç.

Ai thotë se ka ardhur momenti që Kroacia të fitojë medaljen e artë.

“Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë. Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Daliç.