Reali prezanton Bellinghami-n, merr fanellën e legjendës franceze
BKT
Sport

Reali prezanton Bellinghami-n, merr fanellën e legjendës franceze

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi i famshëm spanjoll, Real Madrid ka prezantuar blerjen e fundit.

“Los Blancos” kanë transferuar supertalentin anglez Jude Bellingham, i cili u prezantua në Valdebebas si lojtari më i ri madrilenëe.

Mesfushori anglez firmosi kontratën e tij me spanjollët për gjashtë vite, deri në vitin 2029, dhe bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit “Los Blancos”.

Bellingham pasi kreu vizitat mjekësore, ka firmosur kontratën me skuadrën ‘merenguese’.

Talenti anglez do të vesh fanellën më numër 5, atë që dikur e mbante legjenda e Francës, Zinedine Zidane.

19-vjeçari do të përfitojë një pagë neto sezonale prej 11 milionë euro deri në vitin 2029.