S’ndalet Prishtina, transferon një tjetër sulmues
BKT
Sport

S’ndalet Prishtina, transferon një tjetër sulmues

F.Bytyqi/RTKLive

FC Prishtina po tregohet mjaftë aktive në afatin kalimtar të kësaj verë.

Kryeqytetasit sot kanë prezantuar përforcimin e radhës. Prishtina zyrtarisht e ka transferuar sulmuesin 19-vjeçar, Eridon Maloku.

Maloku tek skuadra bardhëkaltër vjen nga FC Drita U19. FC Prishtina përmes një njoftimi, ka prezantuar talentin Maloku.

“Kam qenë nën kontratë me Dritën, por nuk isha i vlerësuar. Prishtina më kishte përcjellë, interesimi i saj më bëri të lumtur. Nuk hezitova fare që menjëherë të jem pjesë e klubit më të madh në vend, duke qenë se është ëndërr e çdo futbollisti ta veshë fanellën e Prishtinës. Besoj se do të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku. Ekipin e njoh mjaftë mirë, nuk i frikësohem konkurrencës, përkundrazi besoj se do të shënojë shumë gola”, ka thënë Maloku për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina edicionin e fundit e mbylli me trofeun e fituar në Kupën e Kosovës.