18:38 / 15.06.2023
Valencia ia zgjat kontratën Barajas
Uran Krasniqi / RTKLive
Ruben Baraja dhe Valencia e kanë ripërtërirë marrëveshjen e tyre.
Pasi e ka ndihmuar skuadrën që ta shmangë rënien nga La Liga, dyzet e shtatë vjeçari do të qëndrojë edhe për dy vite i lidhur me klubin spanjoll.
"Ruben Baraja ktheu një situatë shumë të komplikuar”, ka arsyetuar klubi vazhdimin e bashkëpunimit. "Aftësitë e tij të shkëlqyera drejtuese dhe personaliteti ishin çelësi për ndryshimin".
Spanjolli e kishte marrë drejtimin e Valencias në shkurt, ku klubi ishte në vendin e 18-të në renditjen e ligësm ndërsa pas një serie prej katër ndeshjesh në shtëpi pa humbje, Valencia arriti që të përfundojë në vendin e 16-të.
Baraja si futbollist në periudhën 2000-2010 kishte bërë 364 paraqitje për Valencian.























