Sokoli largohet nga Malisheva
BKT
Sport

Sokoli largohet nga Malisheva

Uran Krasniqi / RTKLive

Bylbyl Sokoli më nuk është trajner i Malishevës. Klubi nga qyteti qendëror i Kosovës ka njoftuar të enjten për ndarjen e rrugëve.

"FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës.

Klubi i dëshiron suksese dhe i uron shëndet në të ardhmen", ka njoftuar Malisheva.

Me Sokolin si trajner Malisheva ia kishte dalë që të mbetet në Superligë.