09:30 / 16.06.2023
Kluivert afër klubi të njohur anglez
F.Bytyqi/RTKLive
Holandezi Justin Kluivert raportohet se karrierën mund të vazhdojë në Premier League.
Klubi elitare anglez, Bournemouth sipas medieve britanike, është afër marrëveshjes me holandezin e Romës, i cili sezonin e fundit luajti tek Valencia e Spanjës në formë huazimi.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se negociatat mes Romës dhe skuadrës angleze janë në fazën finale dhe se marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet shumë shpejtë.
“Bournemouth janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Justin Kluivert nga AS Roma. Negociatat po përparojnë me drejtorin e Romës, Tiago Pinto, i cili këtë javë ndodhet në Angli”, shkruan Romano.























