Hysaj: Nëse luajmë sikur me Poloninë mund ta mposhtim Moldavinë
Uran Krasniqi / RTKLive
Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj konsideron se nëse skuadra edhe kundër Moldavisë luan sikur kundër Polonisë atëherë mund të ketë rezultat pozitiv.
Shqipëria dhe Moldavia ndeshen të shtunën në Tiranë.
I shoqëruar nga trajneri Sylvinjo, Hysaj ka folur një ditë para ndeshjes.
"Pritshmëritë janë të larta jo vetëm për tifozët, por edhe për ne. Edhe unë kam dëshirë të kualifikohem në EURO 2024. Të gjithë kemi këtë mendim, thjesht duhet të jemi në fushë ata që kemi treguar edhe në ndeshjen e fundit. Kompaktë, një skuadër që luftojmë 1 kundër 1 dhe të tregojmë që jemi një grup i fortë. Nëse zbresim në fushë dhe luajmë si kundër Polonisë, ashtu edhe ndaj Moldavisë, atëherë do kemi një rezultat pozitiv", ka thënë ai."Moldavia ka një skuadër të mirë dhe ka treguar që ka kualitet në këto dy ndeshjet e fundit. Por ne nuk duhet të shpejtësojmë lojën tonë për të shënuar gol ose për të fituar ndeshjen sa më shpejt sepse një ndeshje luhet 90 minuta dhe mund të jetë edhe në minutën e fundit ato kryesore. Duhet të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi bërë në stërvitje dhe mund t’ia dalim mbanë".























