Guérot dhe Rohde vizitojnë Radio Televizionin e Kosovës
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Guérot dhe Rohde vizitojnë Radio Televizionin e Kosovës

V. Thaçi / RTKlive

Ambasadori i Francës Olivier Guérot dhe ai i Gjermanisë Jörn Rohde, janë pritur në takim nga Drejtori i Televizionit Rilind Gërvalla.

Gjatë takimit të dy ambasadorët kanë shprehur shqetësimin për sulmin ndaj ekipit të RTK-së gjatë raportimit të tyre nga Leposaviqi.

Aktet të tilla të dhunës i kanë cilësuar të papranueshme.

Tutje drejtori i televizionit Rilind Gërvalla, i ka njoftuar ambasadorin gjerman dhe francez edhe për çështjen e buxhetit, ku ka shprehur nevojën që të këtë rritje të buxhetit, sepse me mjetet aktuale është e pamundur mbulimi i të gjitha nevojave që ka transmetuesi publik, në veçanti në aspektin teknologjik.

Dy ambasadorët janë njoftuar edhe për zhvillimin e programeve në të katër kanalet e RTK-së, dhe kushtet aktuale të punës dhe planifikimet tutje për zhvillimin e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme