Donjeta Sadiku e nis furishëm, ‘rrah’ britaniken në ‘Krakow 2023’
BKT
Sport

Donjeta Sadiku e nis furishëm, ‘rrah’ britaniken në ‘Krakow 2023’

F.Bytyqi/RTKLive

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Lojërat Evropiane ‘Krakow 2023’.

Donjeta shënoi fitore ndaj Shona Whitwwll të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Sadiku, kategoria -60 kg, dominoi në të tria raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët.

Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.

Pas rreth gjysmë ore, garon Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.