23:16 / 27.06.2023
Shabani mposhtet dhe përfundon garën në Krakow
Uran Krasniqi / RTKLive
Shpejtim Shabani ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksieri kosovar ka pësuar humbje nga lituanezi, Jonas Jazevicius, me ndërprerje nga gjyqtari, në 1/16 e finales së kategorisë +92kg.
Në garë tek boksierët ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, e cila garon nesër për medalje dhe normë Olimpike Paris 2024.























