Mediet gjermane: Osimhen të Bayern Munich
BKT
Sport

Mediet gjermane: Osimhen të Bayern Munich

F.Bytyqi /RTKLive

Është një nga më të kërkuarit e kësaj verë.

Sulmuesin nigerian Victor Osimhen raportohet se është afër ndarjes me Napolin.

Asi i kampionëve të Italisë, sipas medieve të huaja, është afër transferimit te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Madje, siç raporton “Sport1”, nigeriani ka pranuar të transferohet te “bavarezët”, derisa presidenti i Napolit, De Laurentiis, kërkon 150 milionë eurove për kartonin e lojtarit.

Bayern Munich duket se tashmë ka hequr dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane, pasi që ‘Spurs’ refuzuan ofertën e ‘Bavarezëve’, dhe tashmë skuadra gjerman është hedhur në sulm për nigerianin e Napolit.

Osimhen thuhet se pëlqen kalimin tek Bayern Munich, por tani klubit gjerman i mbetet të arrijë marrëveshje me Napolin për transferimin e nigerianit në ‘Alianz Arena’.