Chelsea në sulm Raphinha-n
BKT
Sport

Chelsea në sulm Raphinha-n

F.Bytyqi /RTKLive

Premier League mund të jetë e ardhmja e brazilianit të Barcelonës, Raphinha.

Klubi anglez, Chelsea sipas medieve britanike, synon transferimin e brazilianit, i cili në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat me katalonasit.

Menaxheri i ri i ‘Bluve’ të Londrës, Mauricio Pochettino pëlqen Raphinhan të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Strategu argjentinas thuhet se tashmë i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e brazilianit në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar veror.

Barcelona siç raportohet, është gati ta shes yllin brazilian vetëm nëse vije një ofertë mbi 65 milionë euro, shumë që për Chelsean nuk përbën shumë problem.

Raphinha kërkohet edhe nga dy klubet tjera evropian Bayern Munich dhe Newcastle United.