Oferta e parë s’bindi, Bayern Munich gati 80 milionë për Harry Kane
BKT
Sport

Oferta e parë s’bindi, Bayern Munich gati 80 milionë për Harry Kane

F.Bytyqi/RTKLive

Bayern Munich po përgatit një ofertë tjetër në vlerën e 80 milionë funteve për sulmuesin Harry Kane.

Anglezi është i hapur të largohet nga Spurs, pasi ka 12 muaj të mbetur në kontratë dhe është raportuar për një marrëveshje mes klubit gjerman dhe përfaqësuesve së lojtarit.

Bayern Munich që një kohë të gjatë ka interesim për sulmuesin dhe më herët këtë javë bën një ofertë zyrtare prej 60.2 milionë funteve, që u refuzua nga klubi londinez.

Sidoqoftë, tani gazetari Ben Jacops raporton se Munich ka vendosur ta rrisë këtë ofertë në 80 milionë funte me shpresën që Tottenhami të bindet dhe ta lejojë anglezin të kalojë në Gjermani.

Mirëpo, Tottenham pritet ta refuzojë edhe këtë ofertë pavarësisht faktit se Kane mund t’iu ikë falas verën tjetër.

Bayern Munich ende nuk e ka gjetur pasuesin e Robert Lewandowskit, i cili iu bashkua Barcelonës.

Përpos Kane, në listën e “Bavarezzëve” janë edhe Kolo Muani i Eintracht Frankfurtit dhe Victor Osimhen i Napolit.