09:10 / 29.06.2023
Cavani i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr?
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Urugait, Edinson Cavani është ylli i radhës që mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas medieve të huaja, Al-Nassr po bënë përpjekje për të siguruar sulmuesin e Valencias, Edinson Cavani.
Cavani një vit më parë ishte transferuar tek Valencia nga Manchester United. Aventura e radhës për ish-sulmuesin e disa skuadrave evropiane, duket se do të jetë Arabia Saudite.
Cavani tek ‘Djajtë e Kuq’ kishte luajtur së bashku me Cristiano Ronadon. Al-Nassr thuhet se dëshiron t’i krijoj një sulm të rrezikshëm me dyshen Ronaldo-Cavani.























