Kante bëhet pronar i klubit belg, Royal Excelsior Virton
BKT
Sport

Kante bëhet pronar i klubit belg, Royal Excelsior Virton

Uran Krasniqi / RTKLive

N`Golo Kante ka rënë dakord për ta blerë skuadrën belge të kategorisë së tretë, Royal Excelsior Virton.

Klubi belg ka njoftuar të enjten se ish-mesfushori i Chelsea dhe Leicester City do të marrë përsipër pronësinë nga Flavio Becca më 1 korrik.

"Flavio po dorëzon klubin në gjendje të mirë financiare, pa borxhe. Ai është jashtëzakonisht i lumtur që mund t'i dorëzojë çelësat e klubit N'Golo Kante,i njohur jo vetëm për cilësitë e tij futbollistike, por mbi të gjitha për virtytet e tij njerëzore", ka thënë klubi. 

Kante së fundmi u transferua nga Chelsea te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.