Tottenham konfirmon nënshkrimin e Maddison nga Leicester
BKT
Sport

Tottenham konfirmon nënshkrimin e Maddison nga Leicester

Uran Krasniqi/RTKLive

Qëndrimi pesëvjeçar i James Maddison në "King Power Stadium" ka marrë fund pasi ai i është bashkuar Tottenham Hotspurit.

Maddison ka shënuar pesëdhjetë e pesë gola si dhe ka dhënë dyzet e një asistime në 203 paraqitje në të gjitha garat gjatë pesë sezoneve me Leicester.

Sipas raportimeve nga ishulli, për shërbimet e futollistit "Spurs" ka paguar dyzet milionë funte.

Reprezentuesi anglez është bërë nënshkrimi i tretë i "Spurs" që nga emërimi i Ange Postecoglou si trajner.