11:05 / 03.07.2023
Liverpool, gati oferta e dytë për Valverde-n
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Liverpool insiston që të transferojë futbollistin e Real Madridit, Federico Valverde.
‘The Reds’ sipas medieve britanike, kanë përgatitur ofertën e dytë në adresë të ‘Los Blnacos’ për Valverde-n.
Menaxheri i Liverpooli, Jurgen Klopp dëshiron që lojtarin e madrilenëve ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Reali kishte refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit në vlerë prej 51 milionë funte.
Megjithatë, klubi nga ‘Anfield’ nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për asin nga Urugai.
Liverpool siç raportohet, ka gati e re ofertën e rë në vlerë prej 77 milionë euro.























