11:26 / 03.07.2023
Neymar në Barcelonë? Këto janë zhvillimet e fundit
F.Bytyqi/RTKLive
PSG dhe Barcelona raportohet se kanë arritur marrëveshje për rikthimin e brazilianit Neymar në ‘Camp Nou’.
Asi brazilian tashmë numëron ditët në Paris. Kamipionët në fuqi të Francës dhe ata të Spanjës, sipas “beIN Sports”, kanë arritur marrëveshje për transferimin e Neymarit në Barcelonë.
Por, paga e lartë e brazilianit, thuhet se është pengesë për transferimin e Neymarit tek ‘Blaugranat’.
Për t’u realizuar ky transferimin, siç raportohet, PSG do të duhet të paguajë një pjesë të madhe të pagës së lojtarit, në mënyrë që parisienët të heqin dorë nga reprezentuesi brazilian.
Ditët vijuese do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Neymarit.























