Aktiviteti i ri i Ronaldos që sjell largimin nga futbolli i luajtur
RTSH
Cristiano Ronaldo, i cili së fundmi ka qenë në qendër të deklaratave të Bale, supozohet se pas largimit nga futbolli po mendon gjithnjë e më aktivisht për jetën sipërmarrëse.
Sipas raportimeve nga mediat portugeze, ai po përpiqet të blejë një pjesë të një grupi komunikimi.
Synimi i Ronaldos është të merrë mbi 30% të "COFINA", një prej prodhuesve më të mëdhenj të përmbajtjes audiovizuale në të gjithë Portugalinë.
Mediat që dallohen më shumë nga ky grup janë “CMTV”, televizioni me numrin më të madh të shfaqjeve dhe “Correio de Manha”, gazeta më e lexuar.
Nga sa është zbuluar, Ronaldo është shumë entuziast për këtë projekt të ri. Vetë Luis Santana, menaxher i COFINA-s, komentoi për lajmin:
"Të kemi me vete Cristianon, futbollistin më të mirë në histori, një sportist unik që projekton vlera të tilla si kërkesa, rigoroziteti, puna e palodhur dhe qëndrueshmëria është një nder".























