Xavi: Kemi qenë të qartë, disa lojtarë duhet të largohen
BKT
Sport

Xavi: Kemi qenë të qartë, disa lojtarë duhet të largohen

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pranuar se disa futbollistë do të shiten këtë afat veror.

Katalunasit ende janë duke shpresuar t’i shesin disa nga yjet për ta rregulluar gjendjen financiare, që po ua vështirëson situatën edhe për të blerë lojtarë.

Në një intervistë së fundmi, Xavi e ka pranuar se disa lojtarë duhet të shiten këtë verë.

“Jemi të qartë se disa lojtarë duhet të largohen. E kuptoj të gjithë situatën. Nuk është e lehtë të jesh në këtë rol. Të jesh i sinqertë, është shumë e rëndësishme”.

“Franck Kessie? Kam biseduar me të dhe e di situatën. Nuk do ta zbuloj këtë biesë”.

“Ferran Torres? Do të flasim me të. Me disa tashmë e kemi bërë dhe tani na duhet të presim dhe të shohim për lojtarët e tjerë”.

Ndërkohë, Barcelona e humbi garën për talentin turk Arda Guler, që vendosi t’i bashkohet Real Madridit.