12:56 / 12.07.2023
Klubi i madh spanjoll pas “arkitektit” të PSG-së
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi i madh spanjoll, Atletico Madrid është hedhur në sulm për “arkitektin” mesfushës së PSG-së, Marco Verrattin.
Pas 11 vitesh karrierë tek kampionët e Francës, italiani duket se do të largohet nga “Parku i Princave”.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone dëshiron që gjatë kësaj verë, ta forcojë mesfushën.
Sipas medieve spanjolle, reprezentuesi i Italisë, është në listën e strategu argjentinas.
Italiani është objektivi kryesor i “Los Colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigantët” francezë kryejnë disa transferime të tjera.























