Kane do të bëhet bavarez, krerët e Bayern-i takohen me Tottenham-in
BKT
Sport

Kane do të bëhet bavarez, krerët e Bayern-i takohen me Tottenham-in

RTSH

Një përfaqësi e lartë e FC Bayern ka qenë dy ditë më parë në Londër për të takuar Daniel Levy-n dhe drejtues të tjerë të Tottneham.

Sipas ekspertëve të merkatos gjermanë thuhet se takimi ka qenë pozitiv edhe pse nuk janë diskutuar çmime.

Mësohet se në këtë takim drejtuesit e Bayern-it i kanë bërë të ditur pronarit të Tottenham se nuk do të tërhiqen deri në momentin e firmës me Kane. Siguria e tyre në këtë tratativë vjen nga fakti se kanë “po”-në e lojtarit.

Siç dihet 29-vjeçari hyn në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Londra dhe largimi me parametra zero pas 12 muajsh do të ishte një humbje e madhe për Tottenham-in.

Mediat gjermane kanë njoftuar se transferimi do të zyrtarizohet vetëm në muajin gusht. Levy nuk heziton pa arsye pasi për momentin po nis në merkato kërkimet për një sulmues qëndre.