Ilir Daja para sfidës me Ludogorets: Ne nuk do të mbrohemi
F.Bytyqi/RTKLive
FC Ballkani nesër në Bullgari do të luajë njërën ndër ndeshjet më të më të rëndësishme në historinë e kampionëve të Kosovës.
Skuadra nga Suhareka nesër mbrëma në udhëtim do të përballet me Ludogorets në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Ballkani sot ka zbarkuar në Bullgari dhe tashmë është gati për duelin e nesërme.
Trajneri i skuadrës kosovare, Ilir Daja në konferencën për media, tha së skuadra e tij pavarësisht avantazhit prej (2-0), të arritur në ndeshjen e parë, nuk do të mbrohet.
“E kemi respektuar maksimalisht kundërshtarin. Ata bëjnë një futboll fantastik në sensin taktik. Prandaj edhe e kemi analizuar mirë. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, është shprehur Daja.
Ndeshja Ludogorets-Ballkani fillon në orën 20:00.























