Gjilani përfundon garat në Evropë
Uran Krasniqi / RTKLive
Gjilani nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se sa një rreth në garat e kupave evropiane.
Skuadra nga qyteti me të njëjtin emër është eliminuar nga Conference League prej skuadrës së Luksemburgut, Progres Niedercorn.
Ndeshja e të enjtes në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të mysafirëve.
Gjilani shumicën e kohës ka luajtur me dhjetë lojtarë. Kjo pasi Sinani ka marrë karton të kuq në minutën e katërmbëdhjetë.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e pestë kur Mazure-Hanus ka gjetur golin e avantazhit për mysafirët pas një asisti nga Mixtur.
Më pas Gjilani ka provuar ta barazojë rezultatin, por nuk ia ka dalur.
Madje në kohën e shtesë e ka pranuar edhe golin e dytë kur ka realizuar Jarmouni.
Ndeshja e parë në Luksemburg ishte mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Në rrethin e dytë të Conference League, Progres Niedercorn do të ballafaqohet me skuadrën nga Danimarka, Midtjylland.
Skuadrat e tjera nga Kosova që luajnë ende në garat e kupave evropiane janë: Ballkani, Dukagjini dhe Drita.
Gjilani pranon gol nga Progres Niedercorn
Gjilani i hendikepuar me një lojtar më pak ka pranuar edhe golin e parë nga Progres Niedercorn.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e pestë kur Mazure-Hanus ka gjetur golin e avantazhit për mysafirët pas një asisti nga Mixtur.
Ky rezultat do ta çonte përpara skuadrën ga Luksemburgu.
Ndeshja e zhvilluar para një jave ishte mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. 
Gjilani mbetet me dhjetë lojtarë në fushë
Teksa po zhvillohet minuta e tridhjetë e ndeshjes Gjilani - Progres Niederkorn, gol ende nuk ka, por tek skuadra kosovare ka ndodhur një tjetër zhvillim. Gjilani ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë.
Kjo pasi Sinani ka marrë karton të kuq në minutën e katërmbëdhjetë.
Kjo e ka shtyrë trajnerin e Gjilanit, Klodian Duron, që të bëjë zëvendësim të detyrueshëm, duke e larguar nga fusha futbollistin Elton Cale dhe duke e aktivizuar Arbër Prekazin.
Nis ndeshja Gjilani - Progres Niederkorn
Ka nisur ndeshja Gjilani - Progres Niederkorn, e vlefshme për rrethin e parë të Conference League.
Ndeshja e sontme në Prishtinë është ndeshja e dytë. Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Pos Gjilanit, skuadra të tjera nga Kosova që luajnë në garat e kupave evropiane janë edhe Ballkani, Dukagjini dhe Drita.
Gjilani - Progres Niederkorn, formacionet
Gjilani dhe Progres Niederkorn nga Luksemburgu ndeshen sonte në përballjen që përket te rrethi i parë i kualifikimeve në Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
























